E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rekordet e Messit në Botëror

Sulmuesi bëhet futbollisti me më shumë ndeshje në një Kupë Bote dhe goleadori i Argjentinës

Përveç triumfit në Katar 2022, Lionel Mesi ka vendosur edhe rekorde të reja. Ylli argjentinas merr për herë të dytë në karrierë çmimin si “Lojtari më i mirë i turneut”.

Ai u bë lojtari i parë në historinë e turneut që numëron 26 prezenca në këtë kompeticion, një më shumë se sa legjenda gjermane Lothar Mateus.

Ai është bërë edhe lojtari me më shumë minuta të luajtura në Botëror, duke kaluar rekordin e vendosur më parë nga Paolo Maldini me 2332 të tilla.

35-vjeçari shkon në 13 gola në Botëror, më shumë se çdo argjentinas tjetër. Ai gjithashtu është i vetmi futbollist në historinë e kompeticionit, që ka shënuar të paktën një gol në ç’do fazë në një edicion të vetëm.

Mesi bëhet i pari lojtar që realizon 7 gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës pas moshës 35-vjeçare. Argjentinasi së bashku me Miroslav Kloses ndajnë vendin e parë si futbollistët që kanë fituar më shumë ndeshje në Kupën e Botës.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit