Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, është një nga banorët me interesant në Big Brother VIP Kosova.
Sipas tij, shumë prej banorëve brenda shtëpisë së Big Brother kanë hyrë për t’i rritur ndjekësit në rrjete sociale.
Këtë e tha reperi teksa fliste me kunja për Gresën, në një diskutim me Shotën dhe Edonin.
“Këtu shumë njerëz kanë ardhur për të shtuar ndjekësit. Mendojnë që njëherë po ta thyejnë Instagramin, ikin ndjekësit në Instagram. Unë nuk kam nevojë për ndjekës në Instagram, thjesht erdha për të provuar këtë eksperiencë, pasi kështu mu mbush mendja”, ka deklaruar ai./btvnews.al