E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Tregu i gjësë së gjallë në Klos, “kthehet” në parkim makinash

Prej shumë kohësh tregu i gjësë së gjallë në qytetin e Klosit që zhvillohej prej shumë dekadash në ditë të diel është zvenitur.

Ai jo vetëm që nuk është më si dikur që mblidhte qytetar nga e gjithë krahina e Matit e më gjerë, por thuajse është zhdukur.

Gjatë vëzhgimit të bërë ditën e djeshme, vihej re që e gjitha hapësira që dikush ishte e mbushur me gjë të gjallë, ishte kthyer në vend parkimi automjetesh.

Shumë pak banorë kishin dalë për të shitur bagëti në këtë prag fundviti. Ata shprehen se kjo situatë ka shumë faktor, e para është mungesa e hapësirës në këtë treg dhe e dyta, rënia e fuqisë blerëse për shkak të largimit masiv të shqiptarëve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit