Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës.
Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se makina me drejtues shtetasin A.K. 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P.S. 55 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Drejtuesi i biçikletës, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, ndërsa policia shoqëroi në komisariat 19-vjeçarin.
NJOFTIMI I POLICISW
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./btvnews.al