E diel, 1 Dhjetor, 2024

Aktori i madh amerikan Danny Devito zbulon rrënjët shqiptare

Aktori i famshëm amerikan, Danny Devito ka zbuluar origjinën e tij shqiptare në programin artistik ”The Always Sunny Podcast”.

“Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshet e mia është nga Kalabria dhe mu aty është Italia. Kur unë isha shumë i vogël ajo ishte në shtratin e vdekjes, histori tragjike… Ajo fliste një gjuhë që quhej gegnisht. Gjyshi im nuk e pëlqente, sepse ajo e fliste me shoqet e saj. Kam takuar vetëm një njeri që e njihte këtë gjuhë, gjithashtu një person i lindur në jug të Italisë. Gjuha është shumë e bukur, e vetmja fjalë që njoh është “shiu”, një fjalë e bukur”, ka thënë Danny Devito.

Daniel DeVito, u lind në New Jersey më 17 Nëntor 1944. Ai është një aktor, regjisor dhe producent i famshëm amerikan nga San Felipe . Suksesi i tij ishte i pandalshëm, pas punës me regjisorët dhe aktorët më të famshëm të Hollivudit.

Ai ka fituar një Golden Globe, një Emmy dhe një nominim për Oscar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit