E martë, 26 Nëntor, 2024

Bashkia Bulqizë premton ujë 24 orë për Martaneshin: Shumë shpejt përfundon ujësjellësi i ri

Bashkia e Bulqizës është duke investuar në një ujësjellës të ri për banorët e Martaneshit. Kështu ka bërë me dije ditën e sotme kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Në një postim në mediat sociale, ai shkruan se punimet po vijojnë dhe shumë shpejt banorët e Martaneshit do të kenë ujë 24 orë.

Synimit tonë për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në të gjithë juridiksionin e Bashkisë Bulqizë po i shtohet edhe ujësjellësi i Martaneshit, një nga projektet shumë të rëndësishme për banorët e kësaj zone.

Sot pamë nga afër punën që po kryhet në këtë projekt, i cili pritet të përfundojë së shpejti, duke bërë realitet një ëndërr të kahershme për Martaneshin”, është ky postimi i kreut të bashkisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit