E diel, 1 Dhjetor, 2024

Firmoset marrëveshja, Shqipëria do të marrë avionë luftarakë pa pilotë “Bayraktar”

Është nënshkruar sot në Tiranë marrëveshja mes Shqipërisë dhe kompanisë që prodhon avionët luftarakë pa pilot të quajtur ‘Bayraktar’.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shpjegoi edhe objektivat që kërkohen të arrihen përmes shtimit të këtyre kapaciteteve.

Krijimi i kapaciteteve kombëtare shumepërdorimëshe dhe modulare për zbulim, vëzhgim dhe rikonicion më të mirë, në mbështetje ajrore te operacioneve të FARSH dhe gjatë operacioneve të emergjencave civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit do të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me sigurimin e këtyre aseteve. Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit kemi bërë të mundur investime konkrete për trajtimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe në blerje të pajisjeve, aseteve të rendësishme në funksion të Forcave të Armatosura”, theksoi z.Peleshi.

Ministri tha se, “kompletimi më këto sisteme ka rendësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të aleancës, si dhe vjen në respektim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”.

Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit