Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Elbasan.
Mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 38-vjeçari Besnik Xhemal Samurri.
Të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë rurale të qytetit. Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar daljen nga rruga të mjetit. Pritet që hetimet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.