E martë, 26 Nëntor, 2024

Messi, “mbreti” i Instagramit

Lionel Messi ka shijuar një tjetër fitore të vogël ndaj Cristiano Ronaldos duke marrë postimin më të pëlqyer në Instagram nga një sportist pas fitores së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës të dielën mbrëma.

Pas fitores emocionuese të penalltive të Argjentinës ndaj Francës, ylli i PSG-së postoi 10 foto në Instagram të festimeve në Katar.

Në 17 orët që kur e postoi, postimi i Messit ka grumbulluar 47 milionë pëlqime.

Kujtojmë që reklama për Louis Vuitton përpara Kupës së Botës në të cilën ylli portugez dhe Messi u panë duke luajtur shah kishte grumbulluar 41.9 milionë pëlqime.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit