Reperi Matolale ka vendosur t’i japë një përgjigje deklaratave të Noizyt. Ky i fundi reagoi ashpër në rrjetet sociale rreth emisionit “Zemër Luana” ku Mato ishte i ftuar. Noizy u përmend në programin e Luana Vjollcës dhe u komentua negativisht e u thumbua nga MatoLale dhe Marin, gjatë një loje të zhvilluar.
Noizy reagoi pas kësaj duke i kërkuar Luanës që të mos e përfshijë më emrin dhe foton e tij në emision dhe teksa presim një përgjigje nga moderatorja, ka qenë Matolale ai që ka reaguar.
Në një postim në Instastory ai reagoi edhe në lidhje me ‘diss-in’ që i bëri Varrosit në emisionin e Luanës, por edhe në lidhje me postimin e Noizyt.
“Varros më beso që po mundohem për mirë vëlla, të të ringjall se ai shoku yt sheh jetën e vet e di ti. Hajde bëjmë dhe ne sikur zihemi se po u shajtëm pajtohemi prapë se nuk u bë nami.
Më këlyshat kujdes se këlyshat vetëm te ty s’rriten kurrë, ktej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim gjërat tona, siç do bëje ti po të ishe i ftuar ti. Por gjithsesi mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet duke mbledhur ndonjë lek për të shtyë muajin”- shkruan Mato.