Xhudisjtja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në kategorinë -52 kg në Xhudo Masters Jerusalem 2022.
Kampionia olimpike ka arritur që të fitojë kundër kundërshtaren britanike, Chelsie Giles. Kjo është medalja e katërt e artë e Krasniqit në garat e xhudos Masters, ndërsa e 38-ta në evente prestigjioze në karrierën e saj.
Në xhudo Masters Jerusalem 2022, do të luftojë për medalje të bronztë edhe Nora Gjakova në kategorinë -57kg, ku për kundërshtare e ka koreanen, Mimi Huh.
Ky është një sukses tjetër për Kosovën, pas medaljeve që arriti të merrte në Lojërat Olimpike në Tokio./btvnews.al