Këngëtarja Adela ka ndërprerë shkurtimisht koncertin për t’i uruar të dashurit të saj ditëlindjen. Menaxheri i lojtarëve të NBA-së mbushi 41 vjeç dhe këngëtarja Adele i dedikoi këngën “Happy Birthday”.
@Adele singing Happy Birthday to @RichPaul4 @AdeleAccess @AdeleResidency #daydreamer #Adele #WeekendsWithAdele pic.twitter.com/CIRulY2U64
— shannonguestphotography (@sguestphotos) December 17, 2022
Këngëtarja ndërpreu koncertin dhe iu drejtua duke thënë: Është ditëlindja e të dashurit tim sot. Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, ndaj mund t’i urojmë ditëlindjen? Emri i tij është Rich. Jam e fiksuar pas tij”
🎂Rich Paul was in attendance during Adele @Adele's show last night! His friends also sang Happy Birthday to him while Adele @Adele & the audience doing so as well! 🎂#WeekendsWithAdele pic.twitter.com/AzFifFVAq0
— Adelettes (@Adelettes2) December 17, 2022
Ajo dhe të gjithë të tjerët të pranishëm më pas filluan të këndonin këngën e ditëlindjes për Rich, i cili u ul me vajzën e tij Reonna. Fansat e artistes nxituan shpejt në Twitter për të shprehur dashurinë e tyre për çiftin përmes komenteve të ndryshme të cilat vlerësuan gjestin e artistes.
Vlen të theksohet se Adele dhe Rich kanë filluar të takohen në verën e vitit 2021 ndërsa në Maj të këtij viti dyshja filluan të bashkëjetonin me njëri-tjetrin./btvnews.al