Këshilli i Bashkisë Tropojë ka vizituar këtë të Martë qytetin e Bulqizës, në kuadër të kthimit të vizitës që Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi atje një vit më parë.
Këshilltarët e bashkisë veriore të Tropojës u pritën nga homologët e tyre në Bulqizë dhe vetë kryetari i Bashkisë Lefter Alla.
Vizita e këshilltarëve bashkiak të Tropojës kishte të bënte jo vetëm në shkëmbimin e eksperiencave mes tyre, por edhe në njohjen më shumë të zonës së Bulqizës.
Shotë Bashaj tha se kjo vizitë do t’iu vlejë të dyja palëve. Kryetari i Këshillit të Bashkisë Bulqizë, Gëzim Xhafa falenderoi kolegët për vizitën. Kryebashkiaku Lefter Alla tha se kjo vizitë do t’i shërbejë edhe promovimit të turizmit i cili tashmë njihet nga të dyja palët./btvnews.al