E diel, 24 Nëntor, 2024

Bllokoi foltoren e Kuvendit, Flamur Noka përjashtohet nga seanca plenare

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtruar nga seanca e sotme plenare deputetin demokrat Flamur Noka pasi ky i fundit bllokoi foltoren për disa minuta.

Pasi i komunikoi vendimin, Nikolla i kërkoi Nokës të largohet nga salla. Ai vijoi të qëndrojë në foltore, duke bërë që Nikolla të njoftojë 5 minuta pushim.

Përplasja në Kuvend nisi për shkak të revoltës së deputetëve demokratë për përjashtimin nga lista e diskutantëve të grupit parlamentar të PD.

Noka pas përjashtimit u largua nga Kuvendi, por nuk pranoi të fliste për mediat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit