Lionel Messi pritet të jetë fytyra e re e kartëmonedhës “1000 Pesos” në vendin e tij. Triumfi në Kupën e Botës, i shumëpritur për Argjentinën ka kthyer Lionel Messin në hero.
Mediat vendase raportojnë se tashmë është kthyer ideja që Banka e Argjentinës të vendosë portretin e futbollistit në një kartëmonedhë.
Sipas gazetës El Financiero, zyrtarët në organin qeverisës financiar të vendit të Amerikës së Jugut po shikojnë opsione për të shënuar triumfin historik të vendit të tyre në Kupën e Botës.
Mbajtja e një fytyre të vogël të Messit në kartëmonedhën e madhe 1000 Pesos thuhet se është një opsion i preferuar pasi shifra fillon me një “10” numri i bluzës që ai mban mbi shpinë.
Në anën e pasme të pjesës së propozuar të kartëmonedhës është sugjeruar që do të mbishkruhet “La Scaloneta”, pseudonimi i trajnerit argjentinas Lionel Scaloni. Kjo do të jetë për të nderuar sukseset e tij teksa ka fituar Kupën e Amerikës 2021 , Finalisma kundër kampionëve të Europës (Italisë) dhe fitoren në “Katar 2022”./btvnews.al