E hënë, 25 Nëntor, 2024

Edhe sot dita do të jetë me diell, mësoni sa do shkojnë temperaturat

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, orët me diell pritet të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat maloje të variojnë nga 1 deri në 7°C, në zonat e ulëta nga 1 deri në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 6 deri në 15°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit