E martë, 26 Nëntor, 2024

Gjendet i pajetë i riu pranë kabinës elektrike në Durrës, dyshimet e policisë

Një 24-vjeçar A.D., është gjetur i pajetë në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike.

Dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike”, thuhet në njoftim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit