Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Qafën e Llogorasë ku ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka përplasur me makinë një 17 vjeçar që ishte duke kaluar në rrugë.
Sipas Policisë së Vlorës, aksidenti ka ndodhur në Llogara pranë fushës së sportit, ku 66 vjeçari Bollano, ndërsa drejtonte makinën e tij tip Benz përplasi 17 vjeçarin E. H., kalimtar në rrugë.
NJOFTIMI I POLICISË VLORË
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./btvnews.al