E martë, 26 Nëntor, 2024

Kanada/ Tetë vajza adoleshente therin me thikë 59-vjeçarin e pastrehë

Tetë vajza janë akuzuar për vrasjen e një 59-vjeçari në Toronto. Adoleshentet, të moshës nga 13 deri në 16 vjeç, akuzohen se kanë goditur me thikë viktimën pak pas mesnatës të së dielës.

Viktima, i cili nuk është identifikuar, ishte një i pastrehë. Një grup kalimtarësh njoftuan policinë pasi gjetën të pastrehun në tokë, të goditur me thikë.

Ai ndërroi jetë në spital, pasi nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Vajzat, identitetet e të cilave mbrohen sipas ligjit kanadez, u arrestuan pranë vendit ku ndodhi krimi.

Ato ishin takuar përmes mediave sociale dhe tre prej tyre kishin pasur probleme me ligjin edhe më parë.

“Ne nuk e dimë se si dhe pse u takuan në atë mbrëmje dhe pse destinacioni ishte në qendër të Torontos”, tha policia.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga mosha e re e të akuzuarave dhe nga numri i vajzave që dyshohet se janë përfshirë në këtë vrasje,” tha kryebashkiaku Tory.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit