Dhomat e Specializuara në Hage kanë refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për të mos qëndruar më në paraburgim deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, Dhomat e Specializuara urdhëron shtyrjen e masës së paraburgimit për dy nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave që nga shqyrtimi i fundit, që kësaj radhe t’i aprovohet kërkesa e mbrojtjes, për të mos i mbajtur edhe më tutje në paraburgim atë.
Sipas këtij vendimi, shqyrtimi i radhës rreth masës së paraburgimit ndaj tyre do të bëhet jo më larg se fundi i janari të vitit 2023. Thaci, Veseli, bashkë me Rexhep Selimin dhe Jakup Kransiqin mbahen në paraburgim prej nëntorit të 2020-s./btvnews.al