E hënë, 25 Nëntor, 2024

Tensionet në veri, Vuçiç kërcënon: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë ditën e sotme se barrikadat në veri nuk do të largohen nëse nuk krijohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

Në një konferencë për mediat, presidenti serb ka lënë të kuptohet se vendosja e barrikadave nuk lidhet me çështjen e reciprocitetit për targat dhe për arrestimin e policit, siç është thënë më herët.

Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, ka qenë kjo deklarata e tij.

Po ashtu ai ka folur dhe për KFOR dhe ka thënë se “po e trajtojnë situatën me seriozitet dhe me përgjegjësi”.

Po ashtu ai kërkoi shpjegim nga Kosova sa i përket arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç, duke shtuar se Beogradi nuk e di arsyen e arrestimit të tij.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për të larguar barrikadat, por i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i largojnë ato në mënyrë paqësore./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit