Qyteti i Bulqizës ka marrë një tjetër pamje të veçantë pasi ndërmarrja e shërbimit publik, që i përket kësaj bashkie ka prezantuar dekorin e zbukurimit ndryshe nga vitet e tjera.
Kështu është vendosur pema e madhe e Vitit të Ri, ku përreth saj ka patur edhe simbolika të ndryshme, por jo vetëm, pasi i gjithë sheshi i ndërtuar ka marre një “nur” të veçantë nga zbukurimet e dritave të fundvitit.
Të parët që kanë nisur të gëzojnë pamjet festive kanë qenë fëmijët si dhe qytetarët e tjerë të cilët nuk munguan për të parë nga afër ndezjen e dritave të pemës. I pranishëm në ndezjen dritave të pemës së madhe të Vitit te Ri, ishte edhe kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili uroji të gjithë banoret e Bulqizës për festat e fundvitit.
Më pas arena festive e ndezjes së dritave të pemës së festave në qendër të qytetit ka vijuar për disa orë, nën ritmin e muzikës dhe valleve./btvnews.al