Rruga lidhëse mes asaj të Arbrit dhe Qarkut Dibër në fshatin fshat vijon të jetë e rrezikshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Deformimi i segmentit në qendër të fshatit, ka bërë që mjetet të jenë të rrezikuara teksa ju duhet të lëvizin në të.
Megjithëse situata është e tillë prej afro 2 muajsh, ende nuk është marrë asnjë masë. Edhe ky segment ashtu si e gjithë rruga e Arbrit ka patur vazhdimisht deformime të asfaltit si dhe hapje gropash.
Kompania “Gjoka Konstruksion”, nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë sidomos tani që me rënien edhe të temperaturave nën zero gradë shfaqet edhe akull.
Drejtuesit e automjeteve shprehen se kjo gjendje e rrugës është e papranueshme dhe se më mirë të mos ishte hapur se sa të jetë në këtë gjendje.
Edhe ky segment ka shumë dëmtime, disa prej të cilave kompania i ka mbushur me beton, por pa e zgjidhur problemin në mënyrë përfundimtare./btvnews.al