Kryeministri Edi Rama dhe deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, kanë debatuar në seancën e sotme plenare. Açka i kërkoi Ramës që të ruante qetësinë gjatë debateve në Kuvend, pasi sipas saj debati nisi nga vetë kryeministri.
Por kreu i qeverisë u përgjigj, duke thënë se nuk mund të ruante dot qetësinë kur akuzat ishin të rënda, pasi Bardhi i tha “mafioz”. Më tej ai pyeti Açkën se si do të reagonte ajo nëse do akuzohej se merrej me prostitucion në Holandë.
Deputetja Flutura Açka: Unë mbaj mend se sot zullumin e nisët juve, kur shatë këtë pjesë, e fyet si vulëhumbur. Një nga njerëzit që e mbanin peng vulën tonë, e mbanit ju. Ne jemi vulëhumbur, jemi deputet të rinj dhe mund të mos kemi eksperiencë. Kjo pjesë këtu, që njëherë e keni quajtur gojore, ka një gjë, nuk ka lidhje me SPAK-un. Asnjë nuk bie si kokërr fiku këtu për shkak të SPAK-ut. Po të ishte SPAK-u SPAK, do të humbnit më shumë juve gjatë rrugës. Kujdes kur flisni në parlament, por ju e filluat sherrin sot, ndaj mbani përgjegjësinë. Unë mbaj një titull, “Mjeshtër i madh”. Mund të ma merrni, për shkak të gjuhës time. Sa herë kam folur këtu, kam folur çfarë kam ndjerë. Në librin “Vetmitari”, personazhi kryesor në një moment i bie një pasuri e madhe dhe një pushtet. Por i duhet të paguajë një taksë, të këqyrë pareshtur nga dritarja e dhomës së tij.
Kryeministri Edi Rama: Arsyeja pse ndodhi kaq vonë, ishte pikërisht se u desh që ne të vinim këtu ku jemi, ne ta bënim këtë proces. Ju nuk keni qenë këtu e pranishme, ku pjesa më e madhe, mbante kokën poshtë. Erdhi këtu me ultimatum nga ata të cilët pastaj nxorën non-grata, të parin e punës. Nuk kuptoj se çfarë lidhje ka kjo. Si mund të ngrihen akuza që janë frymë komuniste. Nuk ka një qindarkë të taksapaguesve shqiptarë në xhepat e familjes time.
Atij që i akuzon, i takon të provojë akuzën. Këtu bëhet linçim i përditshëm. Kulmi është kur ju shoh që hidheni përpjetë, pse fyeni. Hajdutë kriminelë, mafiozë që thoni ju, nuk është fyerje kjo? Kjo është bindje tha ai Ballisti dje. Ti je i fshehur pas një kompanie offshore. Unë nuk di një emër tjetër. Ajo e ruajtjes së qetësisë, unë nuk e marr. Unë nuk kam ardhur këtu të ndryshoj veten. Unë përmirësoj veten në funksion të punës. Unë dua të jem po ai që jam. Unë nuk kam ardhur të bëjë sikur.
Unë atë që kam e them. Kur shoh përpara një palaço. Deri kur palaço të vërtetojë që nuk është një palaço por është zotëruesi i provave dhe fakteve që unë jam mafioz. Nëse unë do t’ju thosha juve zonja Açka që keni bërë prostitucion në Holandë, do ishte detyra juaj që të çoheshit dhe të provonit të kundërtën? Do e ruanit ju qetësinë? Ju do iknit nga mendja, me të drejtë dhe do thoshit gjëra që ishin shumë ekstreme. Se nëse unë e them këtë, unë duhet ta provoj se nuk mund ta them me bindje që ju jeni marrë me prostitucion në Holandë./btvnews.al