Ekipi i Bulqizës ka regjistruar humbjen e radhës. Në ndeshjen e fundit të vlefshme për Kategorinë e Dytë, Bulqiza është mundur me rezultatin 6 me 0 kundër Sopotit.
Skuadra e Sopotit ishte superiore në këtë ndeshje, pasi që në pjesën e parë arriti që të shënonte 4 gola. Seria e golave u hap që në minutën 11.
Dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë në 5 minutat e fundit. Gjatë gjithë ndeshjes nuk mundi të reagonte dhe nuk arriti që të shënonte asnjë gol.
Me këtë humbje Bulqiza ndodhet në vendin e 9, ndërsa Sopoti është në krye të renditjes në Kategorinë e Dytë./btvnews.al