E martë, 26 Nëntor, 2024

Forcat ukrainase bombardojnë hotelin, plagoset ish-zv.kryeministri rus

Një ish-zëvendëskryeministër rus është plagosur pasi bombardimeve në një hotel në një zonë të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore.

Dmitry Rogozin, i cili dikur drejtonte gjithashtu agjencinë hapësinore, është goditur në shpatull. Një person raportohet se është vrarë në sulmin në periferi të qytetit Donetsk.

Përfaqësues rus Vitaly Khotsenko, i cili kryeson Republikën Popullore të Donetskut, thuhet gjithashtu se mbeti i plagosur.

Rogozin është i njohur gjerësisht për retorikën e tij anti-perëndimore dhe mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës.

Ai u zëvendësua si shefi i agjencisë hapësinore Roscosmos në verë, pas sugjerimeve se Kremlini do t’i jepte atij një rol kyç në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore.

Në vend të kësaj, ai duket se drejton një njësi vullnetare të quajtur Ujqërit e Carit që ofron mbështetje për forcat ruse në lindje.

Rogozin po festonte 59-vjetorin e lindjes në hotelin lokal Shesh-Besh dhe dyshohet se dikush kishte zbuluar detaje se ku ishte përpara sulmit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit