Argjentina është tashmë kampione bote, por në Francë nuk janë dakord me këtë fakt. Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga finalja e madhe e Katar 2022, ende nuk janë zbutur polemikat për arbitrimin e finales ndaj amerikano-jugorëve.
Ka shumë pakënaqësi për arbitrimin e polakut Szymon Marciniak, edhe pse menjëherë pas finales së Botërorit të Katarit nuk pati shumë zëra kundër.
Në Francë kanë nisur një peticion për të riluajtur finalen, teksa deri më tani janë mbledhur plot 200.000 firma.
Sipas francezëve, kërkesa e tyre mbështetet tek episodi i penalltisë së fituar nga Di Maria pas kontaktit me Ousmane Dembele. Ndërsa rasti i dytë, kontakt në zonë Thuram-Romero, por Marcinikut nuk i nevojitet as sistemi VAR për të vendosur për simulim të sulmuesit të “Gjelave”.
Tashmë do të pritet sa firma do të mblidhen edhe pse ideja për ta riluajtur finalen duket shumë e parealizueshme./btvnews.al