E martë, 26 Nëntor, 2024

Gjendet në rrugë i pajetë një person, arratiset drejtuesi i automjetit

Një person është gjetur i pajetë në rrugë këtë të enjte në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper.

Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit