E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Mafioz, mafioz”, Rama përplaset me Bardhin pas akuzave për ndërhyrje për zgjedhjen e Dvoranit: Palaço, palaço

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Kryeministri Edi Rama, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar as fjalët fyese.

Bardhi hodhi akuza se për zgjedhjen e Ardian Dvoranit në Gjykatën Kushtetuese kanë ndërhyrë oligarkë dhe mafioz. Por kjo deklaratë ka acaruar Ramën që i është kthyer me fjalën “palaço”, e më pas mes tyre kanë vijuar një seri replikash.

Gazment Bardhi: Po drejtuesit më të lartë të grupit tuaj parlamentar jo vetëm kanë kërkuar votë për Ardian Dvoranin por kanë angazhuar mafiozë dhe oligarkë. Zamir Mane për shembull shoku jot, Salillari shoku jot…

Edi Rama: S’të vjen turp!

Gazment Bardhi: S’të pëlqen kjo, s’të pëlqen? Ja ku e ke shembullin, po ta jap shembullin.

Edi Rama: Ky person këtu është çuar dhe është intimiduar nga filani, jo merrni emra nëpër gojë kot. Më tregon shokët…

Gazment Bardhi: Mos u nevrikos! Oligarkët e tu, mafiozët e tu!

Edi Rama: Cilët janë mafiozët? S’ka mafiozë!

Gazment Bardhi: Aaa i le oligarkët, u përqendrove te mafiozët. Oligarkët janë normale, mafiozët është problemi. Jep llogari pse ke angazhuar oligarkët.

Edi Rama: Mor zotëri, të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani.

Gazment Bardhi: Do të çohet ty personi.

Edi Rama: Jo mua, të çohet dhe të provojë se këto janë shpifje. Jeni një çetë shpifësish!

Gazment Bardhi: Ti i ke çuar, ti!

Edi Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti..

Gazment Bardhi: Ti! Për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në seksion të Partisë Socialiste.

Edi Rama: Palaço!

Gazment Bardhi: Palaço je ti!

Edi Rama: Palaço cirku! Ju shani njerëz dhe akuzoni njerëz pa provë dhe thoni e kam bindje.

Gazment Bardhi: Pse e humbe qetësinë?

Edi Rama: Cilën qetësi? Kollaj është t’i thuash tjetrit mafioz, që kërcënon pa asnjë provë. Po bjer mor një provë!

Gazment Bardhi: Pse s’përgjigjesh për emrat që thashë?

Edi Rama: Për kë emra, për cilët emra të të përgjigjem ty mor palaço?! Ti je një palaço cirku, që je në gjendje t’ia vësh fytyrën dhe zërin një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish. S’ke turp! Çfarë qetësie?! S’jam ti unë që të ruaj qetësinë kur më thonë gjëra të pavërteta. Ik more palaço!

Gazment Bardhi: Mafioz, mafioz, mafioz!

Edi Rama: Palaço, palaço, palaço!

Më tej Bardhi është larguar nga seanca plenare, ndërsa Kuvendi do të mblidhet për të marrë masë disiplinore ndaj tij, pasi sipas anëtarëve të grupit të PS, fjalët që ai përdori në debatin me Ramën ishin fyese dhe jo etike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit