Nata e trete Festivalit të Këngës riktheu në skenë artistët më të njohur. Këngëtarët që kanë bërë histori në këtë festival ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme, por një ndër artistet që mungoi ishte Aurela Gaçe.
Artistja ka pasur një reagim në rrjetet sociale, duke thënë se i kishte shkuar një ftesë por ajo nuk mundi të ishte prezente. Por shton se pasi nuk pranoi ftesën ajo është zhdukur nga të gjitha videot promovuese për festivalin.
“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese. Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”, shkruan Aurela Gaçe./btvnews.al