E martë, 26 Nëntor, 2024

Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla: Nëse KFOR nuk vepron, do i heqim vetë barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për mediat ka folur për situatën në veri të vendit.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se situata po përkeqësohet ndaj ka kërkuar nga KFOR-i që të veprojë sa më shpejt. Më tej u shpreh se nëse KFOR nuk vepron, Kosova do t’i heqë vetë barrikadat.

KFOR kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë. Por pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi.

Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit