Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim përmes një vidioje në rrjetet e saj sociale instagram ka uruar të gjithë shqipëtarët për krishtlindjet dhe vitin e ri.
Diplomatja amerikane ka shpërndarë në Instagram e saj një video ku duket në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë të zbukuruar në vigjilje të Krishtlindjes
Ajo pranë një babagjyshi dhe një vajze të veshur po me këtë kostum festiv, uron në gjuhën shqipe:
“Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”. /btvnews.al