DASHI- Këto ditë je pak i mërzitur në dashuri. Ka një person të largët që e doni, por keni frikë se nuk do të jeni në gjendje ta bëni për vete atë. Për sa i përket punës, Jupiteri do jetë në anën tuaj. Bëni pak pushim.
DEMI- Të gjitha projektet që kohëve të fundit ishin në gatishmëri dhe mund të rifillojnë. Yjet mbrojnë beqarët, ndërsa takimet do jenë të veçanta. Puna? Nëse nuk jeni të lumtur, ndërroni ambient.
GAFORRJA- Po mësoheni të jeni beqarë. Në fund të fundit, të qenit vetëm nuk është aq gjë e keqe… Ndoshta ndonjë aventurë e rastësishme është e mjaftueshme për ju, ose ndoshta jo. Të takon ty ta kuptosh…
LUANI- Ndjenjat nuk janë në maksimumin e tyre këto ditëve para Krishtlindjeve. Kujdes nga marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Gaforres dhe Dashit.
VIRGJËRESHA- Dashuria është qartazi në fazën e rikuperimit. Javët e fundit janë karakterizuar nga momente të vështira, por tashmë gjithçka do të jetë mirë. Lëreni veten të shkoni te pasioni. Jepini partnerit tuaj kohë dhe dashuri.
PESHORJA- Dëshironi të kaloni Krishtlindjet me njerëzit që doni. Megjithatë, ndjenjat do të vihen në provë gjatë ditëve në vijim. Për sa i përket punës, jeni nervoz dhe ndonjëherë mendoni se doni të lini gjithçka vetëm dhe ta harroni atë.
AKREPI- Jeni të lodhur nga aventurat e rastit dhe dëshironi të keni një fillim të mirë. Mund të ketë një konfuzion me të lindurit në shenjën e Luanit dhe Ujorit. Për sa i përket punës, nuk ju mungon intuita.
SHIGJETARI- Jeni në hall dhe keni tendencën të lini mënjanë njerëzit që ju duan. Mos e bëni merak! Nuk jeni shumë të përqendruar dhe ndoshta jeni duke vënë bast gjithçka për paratë dhe punën, por jeta ka më shumë se kaq.
BRICJAPI- Në Krishtlindje mund të merrni edhe një surprizë të këndshme. Shikoni përreth, veçanërisht nëse keni qenë beqar për disa kohë. Për sa i përket punës, planetët janë në anën tuaj. Pas kaq shumë përpjekjesh vjen kënaqësia e merituar.
UJORI- Janari do të jetë një muaj vërtet intrigues, me Venusin në krah që do t’ju bëjë të bëni gjëra të mëdha në dashuri.
PESHQIT- Jini të hapur ndaj njohjeve të reja që mund të kthehen në diçka të veçantë. Për sa i përket punës ju është dashur të përballeni me disa tensione, por tani ndiheni më të lirë dhe të shkujdesur./btvnews.al