Për ditën e sotme vendi do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime e vranësira në mesditë e pasdite. Gjatë orëve të mëngjesit prani e mjegullës në lugina si dhe ngrica në zona malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 1-5m/s, ndërsa valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë nga -3 deri në 4°C, në zonat e ulëta nga 0 deri në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 2 deri në 16°C./btvnews.al