Getinjo dhe Vivien nuk i kanë punët mirë më njëri-tjetrin. Sherret dhe debatet më zë të lartë janë shtuar mes çiftit të krijuar brenda “Big Brother Vip Kosova”.
Arsyeja e zënkës së fundit është krevati që prej ditësh kanë fjetur së bashku. Getinjo i ka kërkuar Vivit të largohet nga shtrati i tij pasi nuk do të flejë më me të.
Ish-konkurrentja e “Love Story” nuk e ka pritur fare mirë këtë reagim të reperit, duke i thënë se nuk dëshiron të largohet. Kjo nuk është zënka e vetme midis dyshes.
Zënka e parë kujtojmë që nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër.
“S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo. Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë. Më tej ai it ha se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij.
Nga ana e saj Vivien, vijoi të këmbëngulë se Getinjo nuk duhet ta kishte bërë atë koment që në fillim. Reperi në fund it ha se gjërat do të ndryshojnë që nga ky moment.