Fitorja e Kupës së Botës nga Argjentina solli edhe ngritjen e trofeut nga Lionel Messi. Kapiteni i “Albiceleste” u befasua nga emiri i Katarit, sheiku Tamim Bin Hamad.
Gjatë ceremonisë për ngritjen e Kupës së Botës, emiri i Katari i vendosi mbi shpinë një pelerinë të quajtur “bisht”, që u jepet personave të rëndësishëm në aktivitete shtetërore.
Në lidhje me këtë objekt me vlerë në Katar, ka qenë një nga milionerët e Omanit, Ahmed Albarwani që i ka ofruar 1 milionë Dollarë Messit për t’ia shitur “bishtin” e marrë në momentin kur ngriti trofeun.
I spoke about this yesterday but Lionel Messi wearing a bisht was a sign of ultimate respect by the Qatari Royal Family. Those who are from the region or know of the traditions will know what it represents. pic.twitter.com/sIGCXUtSJw
— Roy Nemer (@RoyNemer) December 19, 2022
“Shoku im Messi, urime për fitimin e Kupës së Botës. Emiri i Katarit më mahniti kur vendosi simbolin, një simbol i bujarisë dhe mençurisë mbi supet tuaja. Unë ju ofroj një milionë dollarë për të ma shitur mua”, shkruan në mediat sociale të Ahmed Albarwani./btvnews.al