Një aksident me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari ka ndodhur në Shkodër. Sipas asaj që njofton policia, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dajç, ku një 59-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Ai ka marrë plagë të shumta, të cilat i kanë marrë edhe jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, është ky njoftimi nga policia lokale./btvnews.al