Një shqiptar 46-vjeçar ka vrarë një 52-vjeçar në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur në Borghesiana të Romës dhe shkak për krimin e rëndë dyshohet se është bërë xhelozia.
Italiani mësohet se është goditur me thikë pas qafe nga shqiptari. Sipas asaj që shkruajnë mediat në vend, autori dyshohet se ishte xheloz për shkak se viktima kishte një lidhje sentimentale me bashkëshorten e tij.
52-vjeçari italian fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Mes viktimës dhe autorit të dyshuar kishte pasur përplasje edhe në të shkuarën pikërisht për shkak të xhelozisë së shqiptarit.
Ngjarja ndodhi në një lokal, ku në momentin e krimit kishte shumë të pranishëm. Shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar disa orë më pas./btvnews.al