E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ministri i Jashtëm i Serbisë reagon për listën e publikuar nga LVV për serbët që shkaktojnë trazira në veri: Çmenduri e Kurtit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar lidhur me listën e publikuar nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tregonte me emra personat që sipas tij po shkaktojnë trazirat në veri dhe që duhen arrestuar.

Në një konferencë për mediat, Daçiç u shpreh se lista me serbë që duhet të arrestohet është një çmenduri e Albin Kurtit. Sipas tij, lista është edhe tregues se sa i gatshëm është Kurti për përkeqësim të mëtejshëm të situatës.

Vërtetohet se është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve, përçarësi kryesor. Kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon është Albin Kurti dhe klika e tij”, tha Daçiç.

Kujtojmë se kanë kaluar 2 javë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët dhe se nuk është marrë asnjë vendim për heqjen e tyre pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit