E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Pse FIFA ka nisur hetimet për Nusret-in?

Nusret Gökçe duket se është në telashe. FIFA së fundmi ka nisur një hetim ndaj shefit të njohur të kuzhinës.

Arsyeja? Hyrja në fushën e blertë dhe mbajtja e trofeut të Kupës së Botës pas shpalljes fituese të Argjentinës në Botërorin e Katarit.

Salt Bae është parë në disa foto që tashmë janë bërë virale duke mbajtur, puthur madje dhe hedhur kripë (zakonin e tij për të cilin u bë dhe i njohur) mbi trofeun.

Pikërisht kjo është shkelja që ka bërë Nusret-i për të cilën FIFA ka nisur edhe hetimin pasi trofeun e Kupës së Botës lejohet ta prekin apo mbajnë vetëm një grup i zgjedhur njerëzish, duke përfshirë fituesit e turneut dhe zyrtarët e FIFA-s.

Qartazi në këtë grup sado i pasur që është nuk bën pjesë Salt Bae.

Përgatitja e veçantë e biftekut dhe hedhja e kripës ishin ata që e bënë të famshëm dhe viral në rrjetet sociale Nusret-in në vitin 2017. Sot ai zotëron një rrjet të gjerë restorantesh Nusr-Et në qytetet më të shtrenjta në botë.

Kujtojmë që Argjentina ka arritur të marrë Kupën e Botës, duke mundur kështu Francën me penallti me rezultatin 4 me 2.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, 90 minutësh “i çmendur”, i mbushur plot spektakël. Në shtesa ekipet shënuan nga një gol, me fituesin që u vendos nga penalltitë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit