Islamistët në Afganistan po i kufizojnë masivisht të drejtat e grave. Tani ata mbyllën edhe dyert e universiteteve për femrat.
Në një deklaratë të qeverisë afgane udhëzohen të gjitha universitetet private dhe publike janë që të zbatojnë ndalimin e arsimit për femrat deri në një njoftim të dytë.
Njoftimi u dha nga Ministria e Arsimit të Lartë pa asnjë justifikim dhe përjashtimi i femrave nga studimet universitare pritet të hyjë në fuqi menjëherë.
Dhjetëra gra protestuan të enjten në Kabul kundër vendimit për përjashtimin e grave dhe vajzave nga studimet universitare. Talebanët e shtypën demonstratën.
Që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit 2021 islamistët i kanë kufizuar masivisht të drejtat e grave.
Vajzat dhe gratë janë kryesisht të përjashtuara nga jeta publike dhe nuk u lejohet të ndjekin as shkollat e mesme nga klasa e shtatë e lart. Madje, në Kabul, grave u është ndaluar për disa muaj edhe që të dalin në parqet publike dhe të shkojnë palestra./DW