SHBA është duke u përballur me një situatë të rënduar për sa i përket kushteve atmosferike. Sinoptikanët prej ditësh kishin parashikuar stuhi dhe dëborë që do të mbulonte një pjesë të madhe të territorit, por situata duket se po rëndohet dita-ditës.
Sipas mediave ndërkombëtare, stuhia e dëborës ka shkaktuar viktima, ka lënë zona të tëra pa energji elektrike dhe ka anuluar mijëra fluturime.
Vetëm në orët e fundit 3 persona kanë vdekur në Kentaki dhe mbi një milion familje kanë mbetur në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Linjat ajrore kanë anuluar më shumë se 3,900 fluturime në SHBA, duke ndërprerë udhëtimin për mijëra në mes të festës së Krishtlindjes. Sinoptikanët kanë paralajmëruar stuhi dhe temperatura deri në -45 gradë celsius në disa zona.
Moti ekstrem do të prekë dhe zona që quhen ‘të mbrojtura’ nga këto temperatura./btvnews.al
.@PennCoSheriff, @SDHighwayPatrol, @RCPCEmgMgmt are coordinating efforts to help stranded motorists between Rapid City &Wall. More than 100 vehicles are stuck. Stranded motorists should call 911 &stay in the vehicle. Warming stations are set up in Wall, Wicksville & NewUnderwood pic.twitter.com/ighao5Sho5
— Pennington County SO (@PennCoSheriff) December 22, 2022