E hënë, 25 Nëntor, 2024

VIDEO – Tender 10 milionë €, por punimet në segmentin Ura e Vashës – Qaf Buall s’kanë nisur ende

Për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve të segmentit të rrugës së Arbrit Ura e Vashës-Qaf Buall Autoriteti Rrugor Shqiptar lëvroi një fond prej 10 milionë Eurosh pak javë më parë.

Sipas tenderit të zhvilluar nga ARRSH me objekt Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë, fitues është shpallur bashkimi i kompanive BOE “SELAMI” SHPK, “COMPANY RIVIERA 2008” & “GARDEN LINE”.

Në të dhënat e publikuara nga Open Procurment Albania, rezulton se kontrata mes ARRSH dhe kompanive fituese është lidhur që me datë 25 Nëntor, por edhe pse ka kaluar afro një muaj, punimet nuk kanë nisur.

Drejtuesit e automjeteve mendojnë se kjo po bëhet për shkak të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm, sipas tyre, punimet po vonohen qëllimisht në mënyrë që t’i përdorin për përfitime zgjedhore.

Për shkak se nuk ka përfunduar rivitalizimi i skarpateve, puna nuk ka nisur as për shtrimin me asfalt të këtij segmenti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit