E martë, 26 Nëntor, 2024

Bie nga ballkoni ndërsa lante xhamat, humb jetën 77-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i dytë i ballkonit të banesës dhe ka humbur jetën.

Sipas policisë, 77-vjeçarja H.Ç dyshohet se ishte duke larë xhamat në banesën e saj kur është rrëzuar. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ka humbur jetën.

“Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit