E martë, 26 Nëntor, 2024

Lufta në Ukrainë/ Presidenti Zelenskyi: Rusia nuk po vret për të frikësuar, por dhe thjesht për kënaqësi

Në një postim të shtunën në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkruante se Rusia po vret me synimin për të nxitur frikë, si dhe thjesht për hir të kënaqësisë. Komentet pasojnë një sulm të trupave ruse në qytetin e çliruar së fundmi, Kherson, ku si pasojë u vranë të paktën pesë persona dhe u plagosën njëzet të tjerë.

Presidenti ukrainas e shoqëronte postimin e tij me foto nga vendngjarja, ku shfaqeshin makina të djegura, dhe ato që dukeshin të isha trupa njerëzish të vdekur.

“Rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si me përmbajtje të ndjeshme“. shkruante zoti Zelensky. “Por ato nuk janë ashtu është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve“, shkruante ai.

Më herët të shtunën, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se Rusia po përballet me mungesë municionesh në luftën e saj në Ukrainë.

Sipas zbulimit britanik, megjithëse Moska arriti të lehtësojë mungesat e menjëhershme në personel, mungesa e municioneve ka shumë të ngjarë të mbetet faktori kyç kufizues në operacionet ruse.

“Rusia ka të ngjarë të kufizojë sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër infrastrukturës ukrainase, në rreth një herë në javë, për shkak të sasive të kufizuara në dispozicion me raketa me vetëdrejtim”, bëri të ditur ministria britanike.

“Po kështu, Rusia nuk ka gjasa të ketë rritur stokun e saj në artileri, mjaftueshëm për të mundësuar operacione sulmuese në shkallë të gjerë“.
Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes mungesa e municioneve ka bërë që Rusia të jetë e pambrojtur.

“Zhvillimi i operacioneve mbrojtëse përgjatë vijës së gjatë të frontit kërkon një shpenzim të konsiderueshëm ditor në predha dhe raketa“./ Marrë nga VOA

Artikuj te ngjashem

Me te fundit