Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë pak ditë më parë, vijon të mbetet në vëmendje të mediave greke. Media greke “To Vima” duke iu referuar burimeve policore, në një artikull lidhur me vrasjen e dy shqiptareve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, shkruan se ka dyshime se i njëjti vrasës të ketë ekzekutuar dhe dy shqiptarë të tjerë një vit më parë.
Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e Ari Papës, 32-vjec, i ekzekutuar me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal në Athine në Maj të vitit 2021 dhe Dikenc Halilin, i ekzekutuar me arme zjarri në Tetor të vitit 2021.
Po kjo media shkruan se ka dyshimet se urdhri për vrasjen e një jave më parë të jete dhënë nga shqiptarë që ndodhen në burgjet e Greqisë.
Gjithashtu bëhet me dije se po hetohet roli i dy shtetasve shqiptarë të burgosur, njëri i përfshirë më parë në një arratisje masive dhe një person që është hetuar për disa ngjarje./btvnews.al