Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e 25 Dhjetorit në fshatin Mashan të Gramshit.
Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se një makinë ka rënë në përrua dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi H.P., drejtuesi i makinës.
Ai ishte duke udhëtuar me nipin dhe mbesën, 7 dhe 11, të cilët janë plagosur dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Deri tani dyshohet se viktima ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke udhëtuar, ndaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në përrua.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./btvnews.al