E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Ishte e gjitha për show”, Tea pranon se lidhja me Beartin në Për’Puthen u bë për lojë dhe vëmendje

Ish-konkurrentja e Për’Puthen Tea Trifoni, e cila është bërë pjesë e Big Brother Albania 2 ka folur për lidhjen e krijuar në programin e dashurisë.

Në atë kohë ajo bëri bujë, pasi deklaroi se u lodh në program, por pasi doli rezultoi që kishte krijuar një histori dashurie me një tjetër konkurrent.  Teksa ka treguar për historinë e saj, që shkaktoi debate ajo ka pranuar se gjithçka e ka bërë për vëmendje dhe famë.

Ronaldo: Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?

Tea: Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten.

Ronaldo: Po për lojë?

Tea: Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë.

Zhaklina: Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?

Tea: Jo nuk kisha asgjë. Historia që u shfaq në “show” ishte e gjitha “show”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit