Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe e njëkohësisht kryenegociatori i Beogradit në dialogun me Prishtinën, Petar Petkoviç, ka hedhur akuza të forta kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Mediat vendase, shkruajnë se Petkoviç ka thënë se Kurti po tenton të shfarosë familjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Po ashtu kryenegociatori serb, duke iu referuar një liste të publikuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja me emra individësh të cilët tha se qëndrojnë prapa barrikadave në veri dhe për të cilët rekomandoi arrestim, tha ata emra i ka përpiluar personalisht kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe se pjesë e listët janë emra të familjarëve të liderit serb.
“Kjo tregon shkallën e urrejtjes së Kurtit ndaj presidentit Vuçiç. A keni dëgjuar deri tani një fjalë nga një zyrtar perëndimor që të dënojë aktin dhe të distancohet nga sulmi i Kurtit?
Sigurisht që nuk keni dëgjuar dhe kjo ju tregon gjithë hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të komunitetit ndërkombëtar. Thjesht prisnim që të lëshonin një deklaratë se të dyja palët duhet të përmbahen nga provokimet, ndërsa Kurti kërcënon se do të shfaros të gjithë familjen e Vuçiçit”, është kjo një pjesë e deklaratës së Pekotviç./btvnews.al