DASHI- Sot impenjimet tuaja kryesore duhet të jenë në drejtim të familjes dhe të fushës private në tërësi. Do të jetë mënyra më e mirë për të qëndruar larg telasheve të përditshme të punës.
DEMI- Një moment i errët nuk luftohet me pesimizëm, por me forcën e vullnetit, e cila nuk ju ka munguar asnjë herë. Dhe mos harroni se Afërdita në shenjë është një aleate shumë efikase në këtë aspekt.
BINJAKËT- Sektori më i paqartë sot është ai i financave, prandaj ju këshillohet të “rrudhni paksa dorën” gjatë kësaj periudhe kritike ku normalisht shpenzimet janë të shumta. Interesante fusha sentimentale.
GAFORRJA- Duket një ditë e “prerë enkas për ju kjo e sotmja, pasi mund të përmbushni çdo ëndërr dashurie me shumë pasion dhe romanticizëm. Për ata që janë single parashikohen aventura që do t’ju lënë pa frymë.
LUANI– Mundohuni që të paktën gjatë kësaj periudhe disi konfuze të qëndroni më pranë njerëzve të familjes, sepse do të ristabilizoni disa raporte të lëkundura disi. Ju këshillohet kujdes me shpenzimet.
VIRGJËRESHA– Sot ka shumë të ngjarë të mbeteni të zhgënjyer nga dikush që ju ka premtuar shumë por që asgjë nuk do të bëjë për ju. Sidoqoftë pritet një mbrëmje shumë interesante me miqtë tuaj.
PESHORJA– Me hënën në kundërshtim është mirë të evitoni diskutimet, sidomos ato që nuk janë shumë të rëndësishme. Mos reagoni me ftohtësi ndaj një propozimi apo oferte që mund t’ju vijë nga dikush.
SHIGJETARI- Nëse nuk është e domosdoshme, shtyni një çështje që dikush kërkon t’ju a parashtrojë me çdo kusht për t’ju prishur ditën. Forma fizike nuk është në maksimum dhe dashuria nuk ju përmbush plotësisht.
SHIGJETARI- Nëse keni vendosur të mos lëshoni pe, siç është në natyrën tuaj, atëherë çojeni deri në fund e mos u tërhiqni pikërisht kur duhet të merrni frutet e këmbënguljes suaj. Momente gëzimi me miqtë dhe familjarët tuaj.
BRICJAPI– Mos refuzoni mundësinë e një kompromisi, sidomos kur e dini mirë se sa do të përfitoni nga kjo. Një ditë shumë e mirë për të udhëtuar për të shkuar në vendet e pushimit. Shoqëri të reja në sfond.
UJORI– Përfitoni nga kjo periudhë pasive e qetësie për të përballuar situatën, e cila deri tani ka qenë e vështirë dhe plot mosmarrëveshje. Mundohuni të rivendosni dialogun me partnerin. Në punë do të keni gjithçka nën kontroll.
PESHQIT– Hëna në shenjë do t’ju bëjë protagonistë të kësaj dite shumë të bukur. Mund të eksperimentoni një dëshirë që do të realizohet. Do të arrini të përgatisni një sukses që do të jetë një sukses i vërtetë./btvnews.al